E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Mbi 90 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet lokale

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjes sot publikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 17 tetorit për Kuvende Komunale.

E sipas KDI-së, ajo që mbetet shqetësuese është numri tejet i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme.

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Ferizaj, Shtime e Podujevë

Sipas Eugen Cakollit nga ky institut, janë mbi 90 mijë fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta në nivel vendi, prej tyre 70 mijë janë vetëm për kuvendet komunale që paraqet edhe pjesën më problematike.

Sipas tij kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të adresohet menjëherë, duke punuar në ndryshimin e dizajnit të fletëvotimeve.

Ky është statusi i tij i plotë:

Edhe në këto zgjedhje ka vijuar trendi jashtëzakonisht i lartë e negativ i votave të pavlefshme. Në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, kemi gjithsej 90,289 fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta në nivel vendi. Prej tyre, PLOT 70 MIJË (mesatarja në nivel vendi 8.56%) janë vetëm për kuvendet komunale – që paraqet edhe pjesën më problematike.

Komunat me përqindjen më të lartë të votave të pavlefshme janë Ranillugu (18.75%), Graçanica (15.70%), Drenasi (11.48%), Parteshi (11.36%), Mitrovica e Jugut (10.48%) dhe Obiliqi (10.43%).

Në anën tjetër, komunat me përqindjen më të vogël janë Leposaviqi (2.72%), Zveçani (2.82%) dhe Mamusha (4.08%).

Kjo situatë është e papranueshme dhe duhet të adresohet menjëherë, duke punuar në ndryshimin e dizajnit të fletëvotimeve, rikonceptimin e kampanjave për informim të votuesve lidhur me mënyrën e votimit, por gjithsesi duke mos anashkaluar edhe rishikimin e sistemit të votimit në zgjedhjet lokale në tërësi.

/observeri/

Lexo edhe: 445 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Artikuj të ngjashëm