E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Mbi 7 mijë vaksina administrohen 24 orët e fundit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 7 mijë e 154 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve është më i vogël se që ka qenë javëve të kaluara.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë administruar 1 milion e 483 mijë 260 vaksina.

828 mijë e 935 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH

/observeri/

Lexo edhe: Vuçiq për aksionin në veri: Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë

Artikuj të ngjashëm