E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Mbi 5,400 euro i kushtoi Ministrisë së Jashtme bileta e aeroplanit e një zyrtari të saj

- Advertisment -spot_img

Auditimi i performancës së kontratave të centralizuara për shërbimet e transportit ajror nga Auditori i Përgjithshëm vuri në pah se Ministria e Punëve të Jashtme kishte blerë një biletë në relacion Nairobi (Kenia) – transit përmes Amsterdamit – në Nju Jork (ShBA) dhe anasjelltas, e cila fillimisht ishte paguar me çmim 1,499 euro dhe ishte anuluar për t’u blerë menjëherë biletë tjetër për datën e njëjtë të udhëtimit por tashmë përmes transitit tjetër (Stambollit) dhe atë biznes klasë.

Bileta e re e paguar Auditori thotë se kishte çmimin 4,440 euro.

Për arsye shëndetësorë të shfrytëzuesit të biletës, ky udhëtim MPJ-së i kushtoi mbi 5,400 euro.

Arsyetim për këtë ndërrim ishin shkaqet shëndetësore të shfrytëzuesit të biletës. Rimbursimi i biletës ishte në vlerë prej 532 euro. Përfundimisht, udhëtimi i këtij zyrtari i kishte kushtuar MPJ-së gjithsej 5,407 euro.

Thuhet në raport

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla –Schwarz, konfirmoj se e ka pranuar draft-raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit “Kontratat e centralizuara – Shërbimet e transportit ajror” .

Ministrja Gërvalla –Schwarz gjithashtu në këtë letër thotë se brenda 30 ditëve nga pranimi i raportit final do t’ju dorëzojë një plan të veprimit, për implementimin e rekomandimeve i cili do të përfshijë afatet kohore dhe stafin përgjegjës për implementimin e tyre./observeri/

Lexo edhe: Osmani: Me qeverinë e re Kosovës iu përmirësua imazhi ndërkombëtar

Artikuj të ngjashëm