E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 510.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19, kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 519 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./observeri/

Lexo edhe: Vdes një person në Pejë – dyshohet se i doli trenit përpara

Artikuj të ngjashëm