E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Mbi 1200 pacientë po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1038 me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 117 pacientë
  • Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
  • Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë
  • Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë
  • Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
  • Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 163 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 113 pacientë
  • Spitali i Pejës, 220 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 128 pacientë
  • Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 85 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Arrestime, gjoba, aksidente, këto janë statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit

Artikuj të ngjashëm