E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Qytetarët vazhdojnë të përballen me coronavirus.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19.

Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. E prej fillimit të procesit të vaksinimit deri më sot janë dhënë 1 milionë e 447 mijë e 40 doza të vaksinës. Ndërsa 623 mijë e 183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./observeri/

Lexo edhe: Parashikimi i motit për sot dhe këtë javë

Artikuj të ngjashëm