E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,095.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 972 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 456 mijë e 845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632 mijë e 567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./observeri/

Lexo edhe: Të arrestuarit për terrorizëm më 12 tetor dalin para gjykatës, flet babai i njërit prej të arrestuarve

Artikuj të ngjashëm