Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 226.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 40 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2 mijë e 870 të dyshuarve se janë të infektuar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 432 mijë e 135 doza të vaksinës. Deri më sot 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./observeri/
Lexo edhe: Iniciohet rast ndaj Bekim Haxhiut për gjuhë kërcënuese në Skenderaj