Qendra e Vaksinimit në Gjakovë ka aplikuar sot 1 mijë e 223 doza të vaksinave anti-COVID, raporton Koha, transmeton Observeri.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu-Shllaku, ka bërë me dije se Qendra është e gatshme dhe do të punojë edhe të dielën, me orar të plotë, ashtu siç ka rekomanduar Ministria e Shëndetësisë.
Po nesër do të punojmë me të dy dozat dhe me orar të plotë, jemi të gatshëm.
Afërdita Spahiu-Shllaku – Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Gjakovë
Kujtojmë se në Kosovë janë administruar gjithsej 1 milionë e 15 mijë e 733 doza të vaksinës kundër koronavirusit./observeri/
Lexo edhe: Një foshnje një vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në Prishtinë