Në Kosovë sapo kanë arritur 503 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Vaksinat kanë ardhur si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç tyre, kanë ardhur edhe rreth 54 mijë nga kontrata javore mes Pfizerit dhe MSH-së.
Kështu është bërë e ditur edhe nga programi i UNICEF-it në Kosovë.
Nga ky program u kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vaksinohu! BashkëIaDalim.
UNICEF
Lexo edhe: Lexo edhe: Policia arreston në flagrancë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve