E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

MAShT publikon rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, kjo është përqindja e kalueshmërisë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5 mijë e 629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin, përcjell Observeri.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke

MASHT

Lexo edhe: Një person arrestohet për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore” me një të mitur

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, sipas MAShTI-it, tashmë janë shpërndarë në shkolla.

Ky provim i cili është mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: Shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm