E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

MAShT dhe DKA-të të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

- Advertisment -spot_img

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se tani më janë të gatshëm gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton Observeri.

Ministrja Nagavci, tha se nga ana e MASHTI-t janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë bazuar në situatën epidemiologjike çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rënduar dhe vazhdon të mbetet e tillë, derisa përmendi rëndësinë e vaksinimit të mësimdhënësve dhe prindërve.

Lexo edhe: Gjykata dënon me 500 euro gjobë avokatin Besnik Berisha

Besim Avdimetaj, kryetar i Kolegjiumit të DKA-ve, u pajtua që janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, ndërsa tha se vaksinimi i mësimdhënësve tashmë është në një përqindje të lartë, por do të merren për bazë rekomandimet e IKShP-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, thuhet në njoftim.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u shpreh se apeli i kësaj sindikate dhe MAShTI-t për vaksinim ka ndikuar pozitivisht te mësimdhënësit, të cilët janë të gatshëm për të filluar vitin e ri shkollor, me dëshirën që të krijohen kushte për mësim në shkolla, por nëse e imponon situata atëherë do të japin kontributin e tyre të plotë edhe në skenarin online.

Njoftimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm