E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Masat e reja kanë zgjatur pritjet në kufi të Kosovës me Shqipërinë

- Advertisment -spot_img

Vendosja e masave të reja kufizuese për kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë radhë të gjata në doganë.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovë kundërshtojnë testin e shpejtë e ata që dalin nga Kosova ankohen për pritje të gjata.

Ndërkaq në pikën kufitare të Vërmicës situata duket pak me e qetë se një javë më parë, por kolonat janë të pashmangshme dhe ende të pranishme.

Komandanti i policisë kufitare jug-perëndim, Nexhmi Krasniqi, thotë për ABC News Albania se kolonat po krijohen pasi shumë qytetarë ende shkojnë për pushime dhe Shqipëria kërkon teste edhe për fëmijët.

Megjithatë, udhëtarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë thonë se po presin gjatë në kolonë. Ndërkaq, shtetasit e Shqipërisë të cilët nuk janë të vaksinuar po i nënshtrohen një testi të shpejtë, gjë që ata po i shqetëson.

Vendosja e masave anti-covid në kufi nga Shqipëria dhe Kosova i ka bërë të pashmangshme pritjet dhe kolonat e gjata në të dyja anët e kufirit të përbashkët që po ngadalësojnë gjithashtu edhe lëvizjen mes dy vendeve./observeri/

Lexo edhe: Ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm