E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen nga Qeveria

- Advertisment -spot_img

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka bërë të ditur gjatë të premtes se masat anti-COVID janë duke u shqyrtuar.

Gexha-Bunjaku ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për masat antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët deri në 23:00 si dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

Ndërkaq, U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku gjatë vizitës së saj tek ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, foli për mundësinë lehtësimit të masave anti-COVID.

E pyetur nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtësohet ndonjëra nga masat që janë në fuqi, ajo tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë për ndryshim në masa.

Ndryshe, ministrja bëri të ditur se të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për analizë jashtë vendit kanë rezultuar me 100 për qind dominim të variantit Delta.

Edhe pse jemi në situatë stabile, megjithatë prania e variantit Delta që është e konfirmuar në të gjitha mostrat që janë dërguar për sekuencionim gjenetik, mbetet 100 për qind dominim varianti Delta. Për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19, rritja e shkallës së vaksinimit kombinuar me masa parandaluese, janë i vetmi sukses që mund të arrijmë.

Dafina Gexha-Bunjaku – Ministre e Shëndetësisë

Ajo tha se do të informojnë për secilën masë të re, teksa theksoi se kjo bëhet si çdo herë pas diskutimit me ekspertë shëndetësor.

Sigurisht masat janë duke u shqyrtuar, do të informoheni, do të propozojmë të gjitha masat në Qeverinë e Kosovës, pas diskutimit me ekspertët shëndetësor, dhe të gjithë hisedarët.

Tha Gexha-Bunjaku

Ministrja tha se, “Cilido variant i virusit, sa më shumë përhapet e ka aftësinë të shkaktojë mutacione, apo variante të reja, secili variant i ri është më ngjitës se ato paraprake. Delta plus është identifikuar në Angli dhe disa vendet e reja, por masat mbeten të njëjta që duhet të respektohen”.

Gexha-Bunjaku tha se edhe gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbesin të njëjta sa i përket grumbullimit të qytetarëve.

Sigurisht masat e përgjithshme janë të njëjta në mbarë botën. Por, secili vend e ka të drejtën të shqyrtojë dhe përshtat ato brenda situatës në vend, ne jemi në fushatë zgjedhore, kemi qenë tash prapë në 21 komuna thuajse do të kemi prapë fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet.

Përfundoi Gexha-Bunjaku

/observeri/

Lexo edhe: Haxhiu kërkon që ish-prokurori Sylë Hoxha të ndiqet penalisht, përmend edhe rastin e Astrit Deharit

Artikuj të ngjashëm