E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Masat anti COVID-19 që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

  • Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
  • Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
  • Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
  • Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
  • Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
  • Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
  • Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

/observeri/

Lexo edhe: Opozita austriaka ka vazhduar me kritikat edhe pas dorëheqjes së kancelarit Kurz

Artikuj të ngjashëm