E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Marko Gjuriq: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni

- Advertisment -spot_img

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni dhe dhune që ka zgjatur me muaj e vite, ndërsa kulmi, sipas tij, arriti në javën e fundit duke dërguar njësi speciale në veri të vendit.

Ai tha se Kosova me dërgimin e njësisë speciale, ka rënë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe të përbashkëta, shkruan Tanjug.

Lexo edhe: “Kjo qka po na ndodhë neve është katastrofë, ne nuk kemi aspak problem me policinë e Kosovës ne kemi problem me këta që na kanë bllokuar rrugët”

Ekipi serb i udhëhequr nga kryeministrja Brnabiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Selakoviq, shfrytëzuan rastin në OKB për të njohur të gjithë komunitetin ndërkombëtar me zhvillimet e fundit dhe mund të them që sot të gjithë e dinë se serbët janë viktima.

Marko Gjuriq

Më tej, ai thotë se Kosova ishte e para që filloi të bënte lëvizje që çuan në përshkallëzim të situatës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm