E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Mandl fton qytetarët e Kosovës të votojnë: Kontribuoni për demokraci

- Advertisment -spot_img

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl, ka përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online, transmeton Observeri.

Mandl u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.

Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë. Ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje. Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në ora 12 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë. Kur them se është gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajojë qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë.

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl

/observeri/

Lexo edhe: 587 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve

Artikuj të ngjashëm