Sot rreth orës 13:30 një 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kabinë të kamionit në Malishevë, shkruan Observeri.
Rastin për Observeri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Ai ka thënë që rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe është lajmëruar nga familjarët e tij.
Në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë.
Lexo edhe: Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë
Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.
Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës.
Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë.