E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

LVV-ja thotë se ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar afër qendrave të votimit në Prizren

- Advertisment -spot_img

Visar Shehu, shef i Shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka thënë se ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar afër qendrave të votimit në Kurillë dhe në lagjen “2 Korriku”.

Sipas Shehut, ata e kanë njoftuar Policinë për këto raste dhe kanë apeluar qytetarët që për çdo parregullsi t’i drejtohen organeve kompetente.

Kjo është konferenca e parë. Desha të iu informoj për ecurinë deri më tani. Sipas raportimeve nga terreni në disa qendra në Kurillë, në lagjen “2 Korriku”, ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar në qendra të votimit. Një gjë e tillë është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj. Ne këto raportime i kemi bërë para PK-së të cilët kanë ndërhyrë. Disa nga personat janë intervistuar nga Policia. U bëj thirrje qytetarëve që hasin në parregullsi apo trysni gjatë votimit ta lajmërojnë PK-në”, ka thënë ai.

Visar Shehu – Shef i shtabit të LVV-së në Prizren

/Observeri/

Lexo edhe: AAK-ja raporton për incidente zgjedhore në Junik

Artikuj të ngjashëm