E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

LVV-ja për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët

- Advertisment -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje, sipas deputetit Haki Abazi, mund të fitojë në të 12 komunat ku është në balotazh, raporton KP, transmeton Observeri.

Në 12 vendet ku jemi në balotazh kemi jashtëzakonisht potencial të madh që të fitojmë. Tani edhe zvogëlohet zhurma ndërmjet asaj që ka qenë listë e kandidatëve dhe kandidatët e Vetëvendosjes mund të vijnë në pah me planet e tyre, drejtpërdrejtë në komunikim me qytetarët për ofertën në raundin e dytë.

Haki Abazi – Deputet nga LVV-ja

Abazi thekson se koalicioni i vetëm që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me qytetarët, pasi partitë politike ende nuk janë reformuar plotësisht.

Përderisa në raundin e parë ka pasur një diveristet dhe zhurmë shumë më të madhe në kuptimin e fjalëve, rrjeteve të interesit dhe lidhjeve me bizneset, tani është e qartë. Gjithashtu është e lehtë të shihet se kush me kë po bënë marrëveshje, të heshtur apo drejtpërdrejtë. Lëvizja Vetëvendosje njihet të ketë koalicion të drejtpërdrejtë me qytetarin jashtë grupeve të interesit që kanë ekzistuar si rezultat i keqqeverisjes dhe orientimit të fondeve të nivelit komunal të ndërlidhura me nivelin qendror të kaluarën.

Tha Abazi

Abazi thotë se partitë e tjera janë fajtore që ende sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës, e jo për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mbi këtë arsye, ai deklaron se në raundin e dytë, Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë prioritet vetëm koalicionin me qytetarët.

Çdo cikël të zgjedhjeve e shoh si një evolucion drejtë të mbarës dhe drejtë politikës si art i zgjidhjes së problemeve, jo si art i keqmenaxhimit dhe manipulimit të votës. Sigurisht sikur të ishim në një situatë kur partitë e tjera janë reformuar plotësisht dhe e kanë mendjen tek qytetari dhe jo tek manipulimi i buxhetit, sigurisht se koalicionet do të ishin të natyrshme. Por meqenëse kemi të bëjmë ende me struktura që janë realisht që janë fajtore që edhe sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës dhe nuk flitet për pianon e violinën në shkolla dhe nuk flitet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal, por sigurimin e transportit për nxënës që do të duhej të ishin shërbime me çdo kusht. Prandaj do të duhej prioritet të ishte koalicioni me qytetarë për raundin e dytë.

Shtoi Abazi

Ish-zëvendëskryeministri thotë se opozita s’po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës.

Edhe sot opozita nuk po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës. Kriza globale me të cilën po ballafaqohemi edhe ne, sidomos edhe ngritjen e çmimeve. E cila në fund të fundit mund të jetë edhe spekulative në nivelin global për shkak se rrjetet e fuqishme mund të përdorin përudhën e post-pandemisë për të përfituar humbjen në pandeminë. Ajo çka është reale është se çmimet po rriten në të gjithë botën për shkak të një normaliteti të ri që është duke ndodhur ekonomia globale…Kritika e opozitës duhet të orientohet këtu, a jemi duke i bërë masat, politikat e domosdoshme që Kosova të adaptohet efektet e krizës globale. Duhet të kemi konsensus nacional për drejtimin që duhet të zgjedhim, sidomos në sistemin energjetik, por jo vetëm.

Përfundoi Abazi

/observeri/

Lexo edhe: Escobar për REL: Nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë

Artikuj të ngjashëm