E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

LVV-ja konfirmon se do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

- Advertisment -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të takohet me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për shtyrje të zgjedhjeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se LVV-ja do të marrë pjesë në takim.

Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret.

Arlind Manxhuka – Sekretari për Media në LVV

Edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se kjo parti do të marr pjesë në takimin e së hënës.

PDK nuk i është shmangur asnjëherë takimeve institucionale dhe do të merr pjesë në takimin e të hënës. Të gjitha qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do ti shfaqë në takim.

Faton Abdullahu

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Sipas tyre mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës.

Letra e IKSHPK-së për Presidenten

/observeri/

Lexo edhe: Gjendja shëndetësore dhe pjesë nga deklarata e Avni Ademaj, flet avokati i tij

Artikuj të ngjashëm