E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

LVV-AAK koalicion në Kamenicë për garën e balotazhit

- Advertisment -spot_img

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që të mbështesë në balotazhin e 14 nëntorit, kandidatin e LVV-së për kryetar të kësaj komune, Kadri Rahimaj.

Lajmin e bëri publik nëpërmjet Facebookut, Faton Jakupi, i cili në zgjedhjet e 17 nëntorit garoi për të parin e komunës nga radhët e AAK-së.

Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë, duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garën e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.

ka njoftuar Jakupi.

Në zgjedhjet për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj nga LVV kanë shkuar në balotazh.

Kastrati në raundin e parë ka marrë rreth 350 vota më shumë se Rahimaj.

Faton Jakupi nga AAK është renditur i katërti me 2,076 vota./Observeri/

Artikuj të ngjashëm