E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Lumezi kërkon nga prokuroria të rishqyrtohet rasti i 15-vjeçares në Pejë

- Advertisment -spot_img

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012, ka reaguar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka kërkuar Prokurorisë Themelore ta rishqyrtojë rastin e dhunimit të 15-vjeçares, për të cilin një person i dyshuar është dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se është kërkuar të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese për të dyshuarin.

Ajo në vendimin e marrë dy muaj më parë kishte arsyetuar dënimin e ulët duke u bazuar në keqardhjen dhe pranimin e fajësisë si dhe në kohën kur ka ndodhur rastin i pandehuri ka qenë 21-vjeçare dhe se tani kanë kaluar 10 vite dhe se ai ka edhe fëmijë.

Artikuj të ngjashëm