Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED dhe ish-ambasadori Lulzim Peci, përmes një postimi në facebook ka thënë se Serbia dhe Rusia po destabizliojnë veriun e Kosovës, shkruan Observeri.
Peci ka thënë se të njëjtën, këto dy shtete po e bëjnë edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi, i cili është buzë përplasjes civile.
1. Dodiku dhe Rusia kunder emerimit dhe nuk e pranojne Perfaqesuesin e Larte ne Bosnje dhe Herzegovine, diplomatin gjerman Christian Schmidt.
2. Serbia dhe Rusia jane duke e destabilizuar Malin e Zi, dhe duke e shpjere kete vend buze perplasjes civile.
3. Serbia dhe Rusia me operativet e tyre jane duke e destabilizuar veriun e Kosoves, duke u perpjekur qe te provokojne edhe perplasje ne mes te protestiesve dhe policise ne njeren ane dhe duke djegur godina zyrtare e hedhur bomba ne anen tjeter.
Lexo edhe: Largohet edhe kamioni i dytë nga barikada në veri
Peci ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se po e “përkëdhel” presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë politikë, mund të ketë edhe “zjarr”.