E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Lipjan/ Arrestohen dy shtetas të huaj, kapen duke vjedhur një veturë me targa vendore

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy shtetas të huaj janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur një veturë në Lipjan, shkruan Observeri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00.

Shtetasit e huaj janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur veturën me targa kosovare, pronë e viktimës mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe: Policia gati të jetë pjesë e INTERPOL-it

VJEDHJE E RËNDË

Lipjan 02.10.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që nga njësitë policore janë hasur në flagrancë duke vjedhur në veturën me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

PK

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm