E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Limaj thirrje shteteve mike që të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Limaj u ka shprehur mirënjohjen forcave policisë, të cilët tash e gjashtë ditë po ruajnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak për zbatimin e masës së reciprocitetit.

Kryetari i Nismës, ndër të tjera, ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës të reagojnë ndaj qasjes së Serbisë, e cila sipas tij po cenon sovranitetin e Kosovës.

Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë.

Lexo edhe: Dardan Molliqaj: Veriu nuk është vend për ekspozim armatimesh, por për strategji të mirëmenduar diplomatike

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm