E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

LDK reagon për refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate per media ka reaguar për refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria e Kosovës, shkruan Observeri.

LDK e ka quajtur paranoizëm të pashpjegueshëm politik krahasimin me gazin rus dhe se shton se janë refuzuar 2000 milionë dollarë nga Kosova për këtë projekt.

Përveçse, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë.

LDK

Lexo edhe: Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

LDK e ka quajtur hap të gabuar strategjik këtë vendim dhe veprim të pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon.

Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë.

Kujtojmë se sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm