E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

LDK-ja konsideron se marrëveshja e Brukselit pranon strukturat paralele dhe targat ilegale, LVV-ja e mbron atë

- Advertisment -spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forcave policore nga veriu.

Gashi ka thënë se përse duhet Qeveria të bëjë marrëveshje për tu tërhequr nga pjesa e territorit të vet.

Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bënë me Serbinë, është për pranimin e strukturave dhe targave ilegale si targa zyrtare në Kosovë. Ky është rezultati i asaj çfarë keni bërë. Ne si opozitë ju kemi thënë se nuk do të sillemi si ju kur janë në pyetje interesat e vendit. Kjo çfarë keni bërë ju, është humbje për Kosovën. Sot qeveria e Serbisë lëshon tagra për Kosovën, të pranuara zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës.

Arben Gashi – Shef i LDK-së

Gashi ka shtuar se “keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e ka mbrojtur marrëveshjen e Qeverisë Kurti me Serbinë për targat e automjeteve në Bruksel. E njëjta, sipas partisë në pushtet e sjellë reciprocitetin me shtetin fqinj dhe i sjellë Kosovës disa përfitime.

Në seancën e sotme plenare, deputetja Fatmire Kollçaku, goditi edhe ish-qeverinë Mustafa, ku tha se kishte pranuar t’i legalizoi targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës.

Për herë të parë veturat me targat e lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës do të trajtohen si targa të një shteti që nuk e njohim. Do të detyrohen të pajisjen me afishe ngjitëse. Sa për rikujtim në kohën e ish Qeverisë Mustafa duke përjashtuar këto targa në marrëveshjen për afishet të nënshkruara mw 27 tetor të vitit 2015 kishte pranuar t’i legalizoi ato dhe t’i trajtoi si targa të rregullta të Kosovës. Me marrëveshjen e 30 shtatorit, kjo më nuk do të ndodh. Përmes grupit punues që ka për detyrë të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshme, sagës 10 vjeçare të maltretimit të qytetarëve tanë gjatë kalimit në Serbi përfundimisht do t’i vije fundi.

Fatmire Kollçaku – Deputete e LVV-së

Në foltoren e Kuvendit, deputetja e mazhorancës tha se kjo marrëveshje as nuk është historike, e as nuk pretendohet të arrihet njohja defakto nga Serbia, siç është deklaruar nga marrëveshjet e kaluara.

Sipas saj, marrëveshja ka vetëm një të metë, e cila është dashur të arrihet dhe zbatohet shumë vite më herët.

Forcat e KFOR-it janë vendosur në vendkalimet kufitare për të qartësuar edhe një herë që nuk do të lejohet asnjëherë provokim nga ana e politikës konflikt nxitëse të Beogradit. Për ata që kanë pritur zgjidhjen e të gjithë problemeve përmes kësaj marrëveshje mbase mund të ndihen të zhgënjyer, pasi kjo marrëveshje nuk është as nuk pretendon të jetë historike, siç prezantohej secila marrëveshje me Serbinë. Kjo marrëveshje as nuk e sjellw as nuk pretendon të sjellw njohjen defakto nga Serbia, siç trumbetohej në 23 marrëveshjet paraprake.

Shtoi Kollçaku

/observeri/

Lexo edhe: PDK akuzon Qeverinë se ilegalizoj tagrat “KM, PZ, PR”

Artikuj të ngjashëm