E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

LDK-ja doli e para në zgjedhjet lokale, Abdixhiku falenderon votuesit

- Advertisment -spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë votuesit e subjektit të tij në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se rikthimi si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin prej tyre, andaj ka kërkuar që të vazhdojë puna për raundin e dytë.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit. Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër. Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra.

Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doli e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me post), me gjithsej 170 mijë e 177 vota.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me gjithsej 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota.

Vendin e katërt e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 90 mijë e 708 vota.

/observeri/

Lexo edhe: Kosova goditet nga një tërmet

Artikuj të ngjashëm