Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë në koalicion me AKR-në në komunën e Vushtrrisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se LDK dhe AKR do të garojnë bashkë në këtë komunë.
LDK dhe AKR hyjnë në koalicion në Vushtrri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR. Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam.
Xhafer Tahiri – Kryetar i Vushtrrisë
Lexo edhe: Raportohet për 15 të vdekur nga zjarri në spitalin e Tetovës