E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

LDK dhe PDK janë dy partitë që u gjobitën më së shumti në fushatë, pas tyre vjen VV

- Advertisment -spot_img

Fushata 30-ditore për zgjedhjet e së dielës është vlerësuar nga shoqëria civile si e qetë dhe me gjuhë më të butë ndërmjet partive dhe kandidatëve.

Sipas Lëvizjes FOL, kandidatët janë fokusuar më shumë në shpalosjen e programeve. Mirëpo, për parregullsi gjatë fushatës tri partitë politike më të mëdha janë gjobitur me mijëra euro.

15 ankesa nga subjektet politike kanë shkuar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës.

12 prej ankesave për parregullsi gjatë fushatës janë vendosur, ndërsa tri të tilla janë në procedurë të shqyrtimit.

Tri ankesa janë aprovuar të cilat kane rezultuar me dënime me gjoba, një ankesë është përcjellë për ne Komisionin e Pavarur të Mediave. Tjerat janë refuzuar apo janë hedhur te pa lejuara

Mulë Desku- Kryesues i Sekretariatit të PZAP-së

LDK-ja, Vetëvendosja dhe PDK-ja janë tri partitë ndaj të cilave PZAP-ja deri më tani ka shqiptuar gjoba.

Pas ankesës së LVV-së, PZAP-ja ka gjobitur LDK-në me pesë mijë e njëqind euro (5100 euro) për vendosjen në hapësirë publike të tendave dhe tavolinave me material zgjedhor për kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Për takimin e kandidatit të PDK-së për Prishtinën me stafin shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në kryeqytet partia është gjobitur me tre mijë euro (3000 euro). Kjo pas ankesës së LVV-së.

1 mijë e 200 euro i ka kushtuar LVV-së vendosja e posterit të kandidatit të saj për kryetar të Novobërdës në një pronë komunale. Kjo gjobë është shqiptuar ndaj partisë në pushtet pas ankesës së LDK-së.

Të gjitha këto gjoba janë shqiptuar për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Monitoruesit nga shoqëria civile vlerësojnë se fushata 30-ditore, e orientuar kryesisht në formë digjitale, në përgjithësi është përcjellë pa incidente e me gjuhë më të butë ndërmjet kandidatëve.

Këtë, Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL e quan avancim të demokracisë në Kosovë.

Në zgjedhjet e kaluara kemi parë një fushatë shumë më agresive, një gjuhë ndoshta edhe më të ashpër ndërsa në këtë fazë ose në këto zgjedhje gjuha është përdorur pak më e butë, kanë qenë shumë më të fokusuar në disa çështje madhore që pothuajse secili kandidat në komunat përkatëse është pajtuar dhe ka provuar të mos ketë aso gjuhe të fajësimit por të provojë të japë mesazhin

Erblin Hoxha- Lëvizja FOL

E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore, para se qytetarët të dielën t’u drejtohen kutive të votimit.

Artikuj të ngjashëm