E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Largohet nga puna drejtori i postës, Gazmend Isufi

- Advertisment -spot_img

Ndërrmarrja Publike Qendrore Posta e Kosovës ka larguar përkohësisht nga puna drejtorin e Kontrollit të Brendshëm, Gazmend Isufi.

Deri tek suspendimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ka kërcënuar u.d. së kryeshefes së këtij institucioni, Fakete Kadiu.

Sipas vendimit të Komisionit disiplinor thuhet se “Isufi ka hyrë në zyrën e KE-së dhe e ka kërcënuar me fjalët ‘kam me të shkatërru, thirre kënd të duash’”.

Komisioni ka vlerësuar rrezikshmërinë e situatës dhe me qëllim të marrjes së masave preventive të ruajtjes së imazhit të ndërmarrjes dhe mosacarimit dhe eskalimit të situatës së krijuar dhe parandalimin e ndonjë eksesi në këtë drejtim lidhur me rrezikimin e kryeshefes ekzekutive, konsideron se veprimi si në dispozitiv është parë i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

Raporti i siguruar nga KOHA

Inicimi i raportit për paraqitje në Komision sipas vendimit “është bërë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të Rregullores për Përgjegjësi Disiplinore dhe Materiale”

KOHA ka kontaktuar me Isufin, i cili ka mohuar të ketë kërcënuar u.d. të kryeshefes Kakete Kadiun.

Situata ndërlidhet me protestën e zhvilluar gjatë ditës së enjte, ku një pjesë e punëtorëve kërkoi shkarkimin e kryeshefes dhe Bordit./observeri/

Lexo edhe: Konjufca: Rrëzimi i Qeverisë Kurti ishte plan nga PLAN-i

Artikuj të ngjashëm