E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Largohet kamioni i parë nga barrikada në veri

- Advertisment -spot_img

Sapo është larguar kamioni i parë nga barrikada e krijuar në rrugët që të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Ekipi i IndeksOnline që po qëndron në këtë pikë kufitare ka vërejtur kamionin e parë që është “dorëzuar” para protestës dhe është larguar nga rruga.

I njëjti është larguar para pak minutash në mënyrë vullnetare.

Kamioni ka dalë nga pika kufitare në Bërnjak dhe është kontrolluar nga Policia dhe Dogana.

Që nga dita e hëna disa qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në pikën kufitare Jarinje dhe Bërnjak në shenjë rezolte për masën e reciprocitetit për targa.

Lexo edhe: Edhe Enver Hoxhaj mbështet vendimin për reciprocitet

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm