E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Largohen nga Kosova edhe 51 qytetarë afganë

- Advertisment -spot_img

51 shtetas afganë janë larguar sot nga Kosova të cilët u strehuan përkohësisht në vendin tonë, për të marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera. Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

ka shkruar Sveçla ne Facebook.

Javë më parë nga Kosova u larguan 117 afganë për të marrë rrugë dhe për tu strehuar në Mbretërine e Bashkuar./Observeri/

Artikuj të ngjashëm