E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Lajmi i fundit: Theret disa herë deputeti britanik i partisë së Johnsonit

- Advertisment -spot_img

Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është therë disa herë përderisa po mbante një takim, njoftoi policia.

Sky News raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend West që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”.

Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Policia e Essex-it informoi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalë me deklaratë së shpejti./observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm