Emisiari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur sot vizitën treditore në Kosovë.
Lajçaku ka drekuar sot me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se ka pasur diskutime të thella në përgatitje për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
Me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Kryenegociatorin Besnik Bislimi, pata një diskutim të thellë si vazhdim i takimit nga java e kaluar në Bruksel dhe përgatitjet për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
Miroslav Lajçak
Lexo edhe: “Drenica lind edhe dylbera”, Drenasi mbushet me grafite/ FOTO
Kujtojmë se jatë ditës së sotme edhe Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati takim z. Miroslav Lajčák.
Në takim kryeministri Kurti ritheksoi se Kosova është palë e barabarë të dialog.
U bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor. Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit, thuhet tutje në njoftim.
With Kosovo’s First Deputy Prime Minister and Chief Negotiator Besnik Bislimi, I had an in-depth discussion following up on last week’s meeting in Brussels and preparing for the next steps of the Dialogue process. pic.twitter.com/ouCf7y1Le0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 15, 2021