E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Lajçaku javën e ardhshme vjen në Kosovë, bëhen përgatitje për vazhdim të dialogut

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, javën e ardhshme.

Vizitën e Miroslav Lajçakut gjatë javës së ardhshme, të shtunën e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës.

Ndonëse nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë vizitë, nga ekzekutivi kanë thënë se Lajçaku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe udhëheqësin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Qëndrimi i Lajçakut në Kosovë është në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Koha, transmeton Observeri.

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, thotë se kjo vizitë është në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke pasur parasysh se do të kemi zgjedhje në Kosovë, e më pas në pranverë zgjedhje edhe në Serbi, sikur edhe faktin se zgjedhje do të zhvillohen edhe në Gjermani dhe Francë, nuk pritet ndonjë përparim konkret në kuadër të dialogut. Gjithsesi, Lajçaku dhe ekipi i tij duan të lënë përshtypjen se puna po vazhdon dhe se në këtë mënyrë arsyetohet edhe ekzistimi i postit të të dërguarit të posaçëm për dialog dhe ekipit të tij.

Augustin Palokaj – Korrespodent i Kohës

Pas takimit me përfaqësues të delegacionit të Serbisë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të mërkurën ka deklaruar se gjatë muajit shtator nuk do të ketë takim të nivelit të lartë. Sipas tij, e gjithë kjo për shkak të mospërparimit të mjaftueshëm për të organizuar një takim të tillë./observeri/

Lexo edhe: Një foshnje një vjeçare humbi jetën në një aksident rrugor në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm