E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Lajçaku bën thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i bëri edhe një herë thirrje anëtarëve të BE-së që t’i liberalizohen vizat Kosovës.

Lajçak këto komente i bëri në Samitin e Selanikut në diskutimin për Ballkanin Perë ndimor, që po mbahet nën kujdesin e presidentes greke Katerina Sakellaropoulou.

“Çështja nuk është nëse, por kur “, deklaroi Lajçak.

Lajçak përsëriti edhe një herë se rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë për integrime evropiane është vetëm përmes dialogut.

Ndërkaq, ai tha se është nevoja për fillim të menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke numëruar arsyet pse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte i dobishëm për vetë bashkësinë evropiane, Lajçak iu referua – ndër të tjera – faktit se vendet e rajonit janë fqinjë të vendeve anëtare të BE-së.

BE-ja është nga tani investitori dhe donatori më i madh në rajon, duke ndihmuar në të njëjtën kohë këto vende të heqin pengesat e brendshme që pengojnë progresin.

Miroslav Lajçak – Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

/observeri/

Lexo edhe: Sot mblidhet KQZ-ja/ Rendi i ditës

Artikuj të ngjashëm