E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Lajçak u takua me Glauk Konjufcën, u fol për integritetin territorial të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në takimin e Konjufcës me Lajçakun është biseduar për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se Konjufca ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme. Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë.

Glauk Konjufca – Kryetari i Kuvendit

Ndryshe, diplomati i BE-së do të takohet edhe krerë të partive politikë në vend kurse pasdite edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Zhduket një e mitur në Prizren

Artikuj të ngjashëm