E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Lajçak takohet me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic me të cilin ka biseduar për zhvillimet atje.

Lajcak përmes Twitter-t ka thënë se orientimi i qartë i Malit të Zi drejt BE-së është jetik.

Mirënjohës për diskutimin shumë të qartë dhe të hapur me zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviq, rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi. Theksova që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt BE-së.

Miroslav Lajçak – Përfaqësues Special i BE-së për dialogun

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për situatën në Mal të Zi, pas trazirave që shpërthyen atje me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Në reagimin e BE-së kërkohet përmbajte dhe hetime për dhunën.

Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Cilido përdorim i forcës duhet të jetë i matur dhe proporcional në secilin moment. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit.

BE

Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije, u shugurua të dielën në Cetinë të Malit të Zi.

Shugurimi në Cetinë shkaktoi tensione të larta midis qytetarëve malazezë dhe serbë të Malit të Zi.

Ngjarja u përcoll me disa incidente, dhjetëra të plagosur dhe angazhimin e forcave të shumta policore.
Cetina është qendra kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror, shtetëror dhe kombëtar për malazezët.

Në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe vend ku janë shuguruar shumica e mitropolitëve./observeri/

Lexo edhe: Një grua rreth 40 vjeçe gjendet pa shenja jete në në një mjet të parkuar

Artikuj të ngjashëm