E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Lajçak takohet me Ramush Haradinaj

- Advertisment -spot_img

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak po qëndron në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit Lajçak tha se kanë biseduar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa theksoi se nuk kanë biseduar përhapjen e arkivave të UÇK-së.

Të enjten, Lajçak është takuar me kryekuvendarin, Glauk Konjufca. Ndërsa, pastaj krerët e subjekteve politike./observeri/

Lexo edhe: Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Artikuj të ngjashëm