Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se uniteti BE-SHBA është çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor, pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Lajçak përmes një postimi në Twitter falënderoi për angazhimin zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.
Falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor.
Miroslav Lajcak – Emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi