E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Lajçak: Kosova ka bërë të ditur se s’ka arkiva të UÇK-së, por ka vetëm arkiva shtetërore

- Advertisment -spot_img

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është shprehur i befasuar pse në Kosovë ka bërë bujë deklarimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova e Serbia janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore, edhe për ato që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas takimit të dytë me kryeministrin Kurti, Lajçaku ka thënë se për këtë çështje s’ka pasur asnjëherë pengesa nga “asnjëra palë”.

Sipas tij, Kosova ka bërë të ditur se s’ka arkiva të UÇK-së, por ka vetëm arkiva shtetërore.

S’ka pasur diskutim të caktuar për arkivat. Jam i befasuar se sa e nxehtë si temë është bërë kjo në shoqërinë dhe mediat tuaja. Ajo që është thënë ka qenë vetëm rikonfirmim i asaj që është thënë disa herë në të kaluarën se s’ka pengesa nga asnjëra palë që t’u qasemi arkivave. Kjo është thënë edhe vitin e kaluar dhe është ricekur disa herë. Zoti Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UCK-së vetëm shtetërore, s’ka pasur befasi, por as marrëveshje të caktuar por disi u keqinterpretuar në shoqërinë tuaj

ka thënë ai në një deklaratë për mediat.

Artikuj të ngjashëm