E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ky është vendi që zë Kosova në rajon për vdekje të punëtorëve

- Advertisment -spot_img

Zjarrfikësit, policët, e as punëtorët e sektorit privat ndër vite nuk kanë sigurime shëndetësore.

Ndër vite ka udhëhequr me operacionet e zjarrfikësve.

Latif Zeka, komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Prishtinë ka drejtuar këtë institucion me shumë vështirësi.

Me të marr informacion janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me zjarrin e për të shpëtuar një jetë.

Ani pse nuk kursejnë asgjë nga vetja për të ofruar ndihmë për të tjerët, puna që bëjnë shpesh herë ua rrezikon jetën.

Zeka ka treguar se pavarësisht rrezikshmërisë së punës, fikësit e zjarrit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore.

Lexo edhe: Prifti italian vjedh 100.000 euro nga fondet e kishës për droga dhe festa homoseksuale

Ai tutje ka treguar se mosha mesatare e punonjësve është 50 vjeç e njëkohësisht përballen edhe me mungesë stafi.

Gjendje jo e mirë vazhdon të jetë edhe në sektorin privat.

Vetëm në vitin 2021 deri më tani në vendin e tyre të punës kanë humbur jetë 12 punëtorë.

E shqetësuese shifrat e vdekjeve të punëtoreve ndër vite i ka konsideruar, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Ai tutje ka treguar se nuk po punohet aspak në drejtimin e sigurimeve shëndetësore në këtë sektor.

As pjesëtarët e policisë të cilët janë në vijë të frontit në kohë trazirash nuk kanë sigurime të tilla.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm