E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Ky është numri i vaksinve anti-COVID që janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë në raportin e publikuar ka bërë të ditur se rreth 16 mijë e 841 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Observeri.

Në raport shkruhet se deri tani janë administruar 1 milion e 274 mijë e 156 vaksina.

770 mijë e 658 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Lexo edhe: Shpërthen një bojler në një banesë në Prishtinë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.

Ndërsa, nga testimi i 4 mijë e 322 mostrave, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Mund të jetë një imazh i teksti

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm