E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Ky është numri i të vdekurve në Shqipëri nga COVID-19 gjatë ditës së sotme

- Advertisment -spot_img

Në Shqipëri, nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me virusin edhe 325 qytetarë.

Infektimet e reja me virusin janë konfirmuar nga 2827 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë aktualisht 7113 persona të infektuar me COVID-19. Numri i pacientëve që po marrin trajtim në spital është 164 pacientë, 19 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen. Gjatë muajit tetor çdo qytetar që është mbi 18 vjeç mund të marrë vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit.

Statistika (10 Tetor 2021):

Raste të reja ditore 325

Të shëruar në 24 orë 563

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2827

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3080

Durrës 842

Fier 712

Shkodër 609

Vlorë 379

Elbasan 346

Lezhë 269

Berat 230

Gjirokastër 208

Kukës 156

Korçë 155

Dibër 127

Artikuj të ngjashëm