E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Ky është numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri, 13 viktima nga virusi

- Advertisment -spot_img

Sot në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 13 qytetarë, katër më pak se një ditë më parë.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndtetësisë bën gjithashtu të ditur se nga 4,835 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për virusin 669 qytetarë.

Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë,  Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.

Po ashtu, bëhete ditur se aktivë me Covid-19 deri më sot janë 823 pacientë në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç.

Lexo edhe: Qytetarët bllokohen në rrugë pas përmbytjeve në Slloveni, dëme të shumta materiale

Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        669

Të shëruar në 24 orë      936

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë     13

Testime ditore                 4,835

Testime totale              1,202,716

Raste pozitive               170,131

Raste të shëruara         157,610

Raste Aktive                   9,823

Humbje jete                     2,698

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,389

Durrës             1025

Fier                  888

Shkodër          832

Vlorë               569

Elbasan           517

Lezhë              365

Berat               354

Korçë              259

Gjirokastër      233

Kukës              206

Dibër               186 

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm