E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Rastet e reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë, shkruan Observeri.

Vetëm gjatë ditës së premte 30 qytetarë humbën betejën me këtë virus. Ndërkaq numri i rasteve aktive në nivel vendi është rreth 20 mijë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Ministria e Shëndetësisë

Lexo edhe: Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995 mijë e 930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347 mijë e 344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm