E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Ky është dënimi për burrin dhe gruan në Lipjan, pasi pranuan se falsifikuan testet e COVID-19

- Advertisment -spot_img

Lipjan-  Gjykata Themelore në Prishtine, dega në Lipjan i ka dënuar me nga 300 euro gjobë të akuzuarit Besnik Krasniqi dhe Teresa Oliverio, të cilët ngarkoheshin nga prokuroria se veç e veç kishin falsifikuar testet e COVID-19.

Aktgjykimi dënues për të akuzuarit është shpallur të martën, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi ndaj dy të akuzuarve do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të kundërtën dënimi me gjobë do t’iu zëvëndësohet me dënim me burgim.

Dy të akuzuarit Krasniqi dhe Oliverio kanë pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Nebahate Salihu.

Krasniqi ka thënë se e ndjen veten fajtor për veprën penale, për të cilën akuzohet dhe njëherit kërkoi falje publike për atë se çfarë ka bërë.

Ai e ka lutur gjykatën që t’i shqiptojë një dënim sa më të butë, kjo me arsyetimin sepse është hera e parë që bie ndesh me ligjin, dhe në të ardhmen nuk do të përsërisë sjellje të tilla.

Kurse, e pandehura Oliverio ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur pasi është hera e parë që ka probleme me ligjin.

Pas kësaj, mbrojtësi i të pandehurit të parë Krasniqi, avokati Fanol Krasniqi, i propozoi gjykatës që të aprovojë pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të mbrojturit të tij, kjo pasi siç tha ai, ky pranim është bërë në mënyrë vullentare, pa presion e duke ia sqaruar të gjitha benificionet si dhe pasojën e tij.

Lexo edhe: Takimi Kurti-Vuçiq do të varet nga takimi i sotëm dhe i nesërm mes dy delegacioneve sipas Petkoviqit

Ndërsa, gjatë matjes së dënimit, Krasniqi ka kërkuar nga gjykata që ta ketë parasysh pranimin e fajësisë, pendimin si dhe të ketë parasysh që i mbrojturi i tij asnjëherë nuk ka rënë ndesh me ligjin, duke shtuar se mbrojtja dhe i pandehuri e kanë të qartë se kualifikim i kësaj vepre penale është dënim komulativ, dënim me burg dhe dënim me gjobë andaj konform nenit 44 ai dha pëlqimin që dënimi me burg t’i zëvëndësohet me dënim me gjobë, pasi që në rastin konkret çdo dënim që t’i shqiptohet sipas tij, është arritur qëllimi i dënimit.

Me pranimin pranimin e fajësisë nga ana të akuzuarve është pajtuar prokuroria Saliu, dhe si  i tillë ky pranim është aprovuar edhe nga gjykatësi Gashi.

Po ashtu, të akuzuarit Besnik Krasniqi dhe Teresa Oliverio, obligohen që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 20 euro, si dhe për kompensimin e viktimave të krimit, shumën prej 30 euro.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore më 7 shtator 2021, ngarkon të pandehurin Besnik së bashku me bashkëshorten e tij Teresa se më 5 shtator 2021, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”- ANP, në Lipjan, edhe pse kanë qenë në dijeni se testet për COVID-19, kinse i lëshuar nga laboratori “EuroLab” afër Aeroportit në Lipjan të datës 4 shtator 2021, janë falsifikuar, të njëjtat teste të pandehurit e lartëcekur i kanë përdorur si origjinal.

Tutje sipas aktakuzës, në ditën kritike më 5 shtator 2021 kanë shkuar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”- ANP, në Lipjan dhe kanë prezantuar testet e tyre me të njëjtin numër të pacientit dhe pa asnjë barkod, me ç’rast pas verifikimit të këtyre testeve në laboratorin “EuroLab” është konstatuar se numri i testit konsiston me një person të gjinisë femërore, por këto teste ishin të falsifikuara pasi që nuk kishin barkodin dhe nuk ishte lëshuar nga laboratori i tyre për të pandehurit e lartëcekur.

Me këtë të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390, paragrafi 1, të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm