E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kuvendi miraton raportin e Avokatit të Popullit

- Advertisment -spot_img

Me 61 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, të cilin para deputetëve e prezantoi Avokati i Popullit Naim Çelaj.

Ai ka thënë se pandemia COVID-19 dhe masat e mara nga qeveria për kufizime kanë shkaktuar një sërë reagimesh që ndërlidhen me cenimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Në këtë periudhë Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar 145 ankesa individuale, ku ankuesit sipas Çelajt pretendojnë se janë viktima të diskriminimit kryesisht nga sektori publik. Teksa ka shtuar se ky institucion me vetiniciativë ka hapur për hetim më shumë se 10 raste.

Veç kësaj, Çelaj tha se qytetarët vazhdojnë të mos kenë besim tek institucionet e drejtësisë.

Si pasojë ka pasur reduktim të punës në gjyqësor ka pasur përjashtim të publikut, dhe zvarritje e shtyrje të procedurave gjyqësore. Në bazë të numrit të ankesave të paraqitura tek Institucioni i Avokatit të Popullit gjatë këtij viti (2020) rezulton se qytetarët kanë vazhduar të mos kenë besim në sistemin gjyqësor, pra qytetarët edhe më tutje kanë vazhduar të përballen me zvarritje të procedurave për vendosjen e rasteve të tyre në të gjitha shkallët dhe instancat… Në këtë periudhë Avokati i Popullit ka trajtuar 145 ankesa individuale, ku ankuesit pretendojnë se janë viktima të diskriminimit kryesisht nga sektori publik. Po ashtu, Avokati i Popullit me vetiniciativë ka hapur për hetim më shumë se 10 raste

tha Çelaj.

Çelaj tha se përveç krizës së shkaktuar gjatë vitit 2020 nga pandemia koronavirus, zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimet e legjislativit dhe qeverisë kanë pasur ndikimet në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Përveç kësaj, Çelaj ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e procedurës së votimit të raportit të Avokatit të Popullit në Kuvend, ngase sipas tij është në kundërshtim me parimet dhe standardet mbi të cilat funksionon Institucioni i Avokatit të Popullit.

Artikuj të ngjashëm